Grabitje në qendra tregtare në Gjilan e Viti Foto: Ilustrim

Grabitje në qendra tregtare në Gjilan e Viti

08 October 2019 12:35

Dy grabitje gjatë mbrëmjes së djeshme kanë ndodhur në rajonin e Anamoravës.

Njëra në komunën e Gjilanit e tjetra në komunën e Vitisë, transmeton koha.net.

Në Gjilan, sipas raportit policorë, është grabitur një qendër tregtare nga tre persona të maskuar, nuk raportohet për të lënduar.

Ndërsa edhe në Viti është grabitur një qendër tregtare nga katër persona të maskuar, të cilët kanë arritur të vjedhin një sasi të cigareve, nuk raportohet për të lënduar.

Grabitësit kanë ikur në drejtim të panjohur, raporton policia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme