Kronikë

Sulmojnë klientët e më pas edhe policinë në Fushë-Kosovë, arrestohen

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka arrestuar dy pronarë të një kafiterie në Fushë-Kosovë.

Policia bërë të ditur, se të arrestuarit kanë sulmuar fizikisht një femër shqiptare nga Maqedonia si dhe një mashkull tjetër, e më pas njëri nga ta ka sulmuar edhe zyrtarin policorë, duke i shkaktuar lëndime, transmeton koha.net.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.