Hetuesit policorë në Vushtrri, bëjnë të ditur, se me datën 7 tetor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Policia ka arrestuar, të dyshuarit me inicialet E. Sh., 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.
Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor.