Një kulm i një shtëpi është përfshirë nga flakët pasditen e së hënës në lagjen Dodona në Prishtinë.
Koha.net ka kontaktuar me zjarrfikësit në Prishtinë, të cilët e kanë konfirmuar rastin.
“Është raportuar për një zjarr në një kulm të një shtëpie, ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes”, kanë thënë ata.
Ende nuk dihet nëse dikush është i lënduar, gjithashtu nuk dihen as shkaqet të cilat kanë quar deri tek zjarri.
Koha.net është në pritje të përgjigjes edhe nga Policia, për të marrë më shumë informacione rreth rastit.