Policia e Kosovës, më 19 të muajit të kaluar, pati raportuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një i dyshuar, shqiptar i Kosovës, me veturën e tij kishte goditur dy këmbësore femra, po ashtu shqiptare të Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, dy viktimat kishin pësuar lëndime trupore dhe ishin dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërkaq, në raportin fillestar të Policisë, thuhej se të dy viktimat, pas tretmanit janë liruar, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, në raportin e sotëm të PK-së, thuhet se dje është raportuar se njëra nga viktimat e këtij aksidenti, “e cila ka pësuar lëndime të rënda në aksident trafiku, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Ndërkaq, deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar.