Kronikë

Kapet me 48 kg marihuanë në Qafë Morinë, dënohet me 4 vjet burgim dhe 2.000 euro gjobë

Kapet me 48 kg marihuanë në Qafë Morinë, dënohet me 4 vjet burgim dhe 2.000 euro gjobë

Gjykata Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda njofton se ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarit N. B. për veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Kosovës, transmeton Koha.net.

“I akuzuari është fajtor, sepse me datë 19 qershor 2019, rreth orës 21:00 minuta, në pikën kufitare ‘Qafë Morinë’ - Gjakovë, saktësisht në fshatin Morinë, pa autorizim kanë importuar substancë narkotike e llojit ‘marihuanë’ në peshë prej dyzet e tetë (48) kilogramë e gjashtëqind e pesëdhjetë (650) gramë, të cilën sasi i pandehuri ditën kritike e kishte marrë nga personi P. Q. në qytetin e Bajram Currit në Republikën e Shqipërisë me qëllim trafikimi në Republikën e Kosovës. Me këto veprime i akuzuari N. B. ka kryer veprën penale ‘posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.