Prokuroria Speciale e Kosovës, ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë kundër dhjetë personave me inicialet Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., D.S., dhe Q.I. pasi që dyshohen se gjatë periudhës kohore 03.10.2018 e deri më 09.02.2019, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga i pandehuri Xh. S., të pandehurit në bashkëveprim kanë transportuar qindra kilogram marihuanë.
“Ndërkaq, i pandehuri B.S., me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në cilësi të personit të autorizuar të biznesit, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore për dokumentin e shitjeve siç kërkohet me legjislacionin tatimore nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumën prej 5.945.30 euro”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 307 paragrafi 1 të KPK-së.
Po ashtu, edhe i pandehuri Q.I., me qëllim që t’i shmangen pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në cilësi të pronarit të firmës, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore, ashtu që gjatë aktiviteteve të tij është vërtetuar se të hyrat e deklaruara i ka pasur më të vogla se transaksionet bankare të realizuara nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 4.783.01 euro.
-
Dhjetë të akuzuar për krim të organizuar e trafikim narkotikësh
-
Aktakuzë ndaj 10 personave për shitblerje të narkotikëve
-
Aktakuzë kundër 6 personave për pastrim të parave dhe shmangie nga tatimi
-
Aktakuzë ndaj 19 personave për kontrabandë me mallra
-
Kontrabanduan shtetas të huaj për 100-300 euro, aktakuzë ndaj 4 personave