Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen në Spanjë 800 kg marihuanë, arrestohen shqiptarët

Policia spanjolle ka vënë në pranga 4 shqiptarë nën akuzën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Tre prej tyre administronin një plantacion marihuanë në rrethinat e qytetit katalonjas të Tortozës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipërfaqja e mbjellë me rreth 1.100 bimë hashashi ishte kamufluar mes të mbjellave të tjera dhe u diktua rastësisht nga një qytetar.

Gjatë operacionit të policisë, dy prej të dyshuarve u gjetën teksa kujdeseshin për bimët narkotike, ndërsa i treti ndodhej brenda fermës ku edhe ata jetonin, përcjell oranews.

Në total, pesha e drogës e zbuluar nga agjentët e policisë arrinte deri 800 kilogramë me vlerë tregu deri në gjysmë milion euro.

Autoritetet thanë se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar në vitet e fundit.

Ndërkohë një tjetër operacion gjatë ditës po në Spanjë u arrestuar edhe një tjetër shqiptar i shumëkërkuar.

33-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur, u ndalua në qytetin e Valencias pasi prej kohësh po mbahej nën vëzhgim.

Ndalimi u krye me urdhër të drejtësisë italiane, e cila kishte lëshuar urdhër arresti europian për të prej vitit 2015, duke e akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.