Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale

Arrestohen tre të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale
 

Në Prishtina dje janë arrestuar tre të dyshuar për “trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Pas një pune hetimore nga DHTQNJ, me 24.09.2019 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë. Viktima femër shqiptare ka pranuar tretman mjekësor, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.