Në Podujevë, dje në orën 18:50, është raportuar për një rast të “Dhunës në familje”.
Policia thotë se i dyshuari mashkull, shqiptar i Kosovës, me të meta psikike, ka sulmuar 2 viktima, duke mos specifikuar raportin familjar mes tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale, pasi që ka të meta psikike. Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe ka konfiskuar mjetet me të cilat janë sulmuar viktimat”, thotë Policia.
Po ashtu, PK njofton se pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.