Në Lipjan, dje rreth orës 16:00, policia ka marrë një informatë se një person, derisa po punonte në një ndërtesë, i është prishur ashensori me ç’rast ka rënë poshtë.
“Si pasojë viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Policia në raportin ditor.
Është kontaktuar prokurori publik i cili e ka cilësuar veprën si “Dëmtim i pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në punë” dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.