Kronikë

S’iu bindet urdhrave të policëve, arrestohet një person në kryeqytet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimin se s'iu ishte bindur urdhrave të policëve dhe se i kishte sulmuar.

Sipas njoftimit nga Policia, qytetari është arrestuar në rrugën “Qamil Hoxha”.

“Rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë. Situata është futur shpejt nën kontroll dhe i dyshuari është arrestuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, teksa ka shtuar se i dyshuari është duke u intervistuar në stacionin policor.

Rasti ka ndodhur në udhëkryqin mes rrugëve “Qamil Hoxha” e “Agim Ramadani”, rrugë që sot ishte e mbyllur për shkak të organizimit të “Ditës pa makina”.