Kronikë

Grabitet një pompë e derivateve në Sllatinë

Foto: Ilustrim

Një pompë e derivateve është grabitur në Sllatinë.

“Një person ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompën e derivateve, aty kishin shkuar dy persona të maskuar dhe të armatosur, njëri me armë të shkurtë dhe tjetri me thikë, të cilët nën kërcënim të armëve viktimës ia kanë grabitur një shumë parash, e më pas të dyshuarit me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.