Gjendet i vdekur një person në Podujevë Foto: Koha / ilustrim

Gjendet i vdekur një person në Podujevë

21 September 2019 11:08

Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Brecë të Podujevës.

Sipas njoftimit të policisë, viktima dyshohet se ka pësuar lëndime. Ndërkaq njoftohet se nga familjarët është dërguar në QKMF në Podujevë dhe me autoambulancë është dërguar në QKUK-së, por nga mjekët është konstatuar se viktima kishte arritur pa shenja jete, transmeton Koha.net.

Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme