Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet nën dyshimin për korrupsion, gjyqtari Sali Berisha

gjyq

Është arrestuar nën dyshimin për korrupsion gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë, Sali Berisha.

Lajmin për Kohën Ditore e ka konfirmuar prokurori i rastit, Blerim Isufaj. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Isufaj i ka thënë gazetës se “vetëm mund të konfirmoj arrestimin e Berishës” por se për detaje nuk mund të flasë.

Siç ka mësuar gazeta Berisha është arrestuar për shkak që dyshohet se ka marrë para për të vendosur për një rast në favor të akuzuarit.

Berisha sipas burimeve është përgjuar që disa muaj si dhe Prokuroria Speciale ka autorizuar vëzhgimin e tij në mënyrë që të zihet në flagrancë.