Kronikë

Pas ahengut familjar katër persona rrahën ndërmjet vete, arrestohen

Foto: Ilustrim

Katër persona në Klinë dje janë arrestuar me dyshimin se pas një ahengu familjar janë rrahur ndërmjet vete, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një ahengu familjar ka ardhë deri te një mosmarrëveshje mes tyre ku njëri nga të dyshuarit ka gjuajt me armë me gaz në ajër. Nuk raportohet për të lënduar”, thotë PK.

Tutje PK shton se nga njëri person i dyshuari është konfiskuar një revole me gaz ndërsa nga i dyshuari tjetër një revole e llojit Zigan me 13 fishekë të kalibrit 9x19 mm, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt.