Kronikë

Një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin që organizoi skema piramidale

Një muaj arrest shtëpiak për të dyshuarin që organizoi skema piramidale

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për të caktuar masën e paraburgimit, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale F.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.09.2019, nga ora 02:00, dhe do të zgjasë deri më datën 15.10.2019, transmeton Koha.net.