Një vajzë nga fshati Veriç i Istogut, është raportuar si e zhdukur, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Rastin e ka raportuar nëna e saj, sipas së cilës vajza ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Është njoftuar prokurori, ndërsa rastin janë duke e hetuar njësitë relevante të policisë.