Policia e Kosovës e ka konfirmuar përmes raportit 24 orësh sulmin fizik, që kandidati për deputet i VV-së Haki Abazi e raportoi të ketë ndodhur prej Dardan Molliqajt të PSD-së.
Policia raporton se në sulm është përfshirë edhe një person i tretë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas përfundimit të debatit i cili ishte mbajte në një televizion, në korridor të objektit të universitetit privat jashtë studios ishte sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë të cilët pas sulmit ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar disa lëndime të vogla dhe nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, është njoftuar prokurori me vendim e të cilit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Lexo edhe: Abazi pretendon se u rrah nga Molliqaj, ky e mohon
-
Aktvendim për hetimin e Molliqajt dhe të shoqëruesit të tij, hetimet përmbyllen së shpejti
-
Prokuroria s’i kishte fare pamjet e rrahjes mes Molliqajt me përcjellës dhe Abazit, i pa ato në media
-
Abazi deklarohet pas publikimit të pamjeve nga rrahja me Molliqajn
-
Pas publikimit të pamjeve, Vetëvendosja kërkon të merren masa ndaj Molliqajt
-
Dalin pamjet e rrahjes mes Abazit dhe Molliqajt e përcjellësit të tij