Kronikë

70 aktakuza ndaj 77 personave në 24 orët e fundit në Kosovë

70 aktakuza ndaj 77 personave në 24 orët e fundit në Kosovë

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë (70) aktakuza kundër shtatëdhjetë e shtatë (77) personave për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Po ashtu, prokurori i shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.