Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendja e njërit nga dy të plagosurit në Lagjen e Spitalit mbetet e rëndë

Njëri nga të plagosurit nga përleshja me armë zjarri që ndodhi të enjten në “Lagjen e Spitalit”, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po vazhdon të mbahet në Klinikën Intensive në QKUK.

Shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka, tha se i plagosuri tjetër është dërguar për trajtim të mëtejmë mjekësor në repartin e Kirurgjisë Vaskulare për shkak se gjendja e tij është përmirësuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uka tha se pacienti me gjendje të rëndë shëndetësore është në mjekim intensiv.

Në këtë ngjarje që ndodhi të enjten në “Lagjen e Spitalit” kanë vdekur dy persona, kurse Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar për 48 orë, personat me inicialet N.M, M.M, dhe F.R.