Kronikë

Kapet duke vjedhur, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi është kapur në flagrancë duke kryer veprën penale ‘vjedhje të rëndë’ në banesën e një personi, transmeton Koha.net.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.