Kronikë

Arrestohet për kontrabandim me migrantë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Në vendkalimin kufitar në Merdare, është arrestuar një person i cili dyshohet se ka kontrabanduar migrantë.

Sipas njoftimit, i njëjtë dyshohet se ka bërë edhe falsifikim të dokumenteve, transmetpn Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte kryer veprat e cekura më lartë dhe i njëjti ka figuruar në listën e personave të kërkuar nga policia. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.