Kronikë

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për grabitjen e bankës në Shtime

Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për grabitjen e bankës në Shtime
 

Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve K.H dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “grabitje”.

“Të pandehurit dyshohen se më 2 shtator 2019, në filialin e bankës Raiffaisen në Shtime, me qëllim që t’i sjellin vetes dobi pasurore të kundërligjshme, paraprakisht kanë përgatitur planin për kryerjen e kësaj vepre duke i ndarë rolet dhe duke vepruar si anëtar të grupit të pajisur me armë gjysmë automatike, të maskuar së bashku me dy persona të tjerë të paidentifikuar, kanë hyrë në Raiffaisen Bankë dhe nën kërcënimin e armës kanë detyruar punëtorët t’u dorëzojnë parat, me ç’rast kanë marr rreth 2.540 euro dhe 290 franga, ndërsa në dalje të bankës disa herë kanë gjuajtur me armë dhe kanë ikur në drejtim të fshatit Jezerc, ku kanë djegur veturën kombi me qëllim të zhdukjes së provave”, thuhet në njoftim.