Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren, të shtunën rreth orës 13:00. Bëhet fjalë për Artan Venharin, që ishte edhe trajner në Federatën Aeronautike të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli përmes një komunikate.
Venhari ka qenë edhe zv/Auditor i Përgjithshëm i Kosovës dhe zv/Menaxher i projektit DEMOS për përkrahje të Komunave të Kosovës.
Osmanolli ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin.
Sezoni i fluturimeve me parashutë është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.