Kronikë

Në Skifteraj të Vitisë babai rrah djemtë me shkop druri

Foto: Ilustrim

Dhuna në familje në Kosovë mbetet një brengë e vazhdueshme.

Dje në fshatin Skifteraj të Vitisë, Policia e Kosovës njofton se një baba i ka rrahur me shkop druri dy djemtë e tij, i cili më pas edhe është arrestuar.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti ka sulmuar me shkop druri dy djemtë e tij meshkuj K/Shqiptarë, të cilëve iu ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është me të meta psikike dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.