Për një muaj, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 167 aktakuza kundër 202 personave

Për një muaj, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur 167 aktakuza kundër 202 personave

02 September 2019 15:45

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se gjatë muajit gusht, ka ngritur 167 aktakuza, kundër 202 personave për raste të ndryshme penale.

Gjithashtu, njoftohet se gjatë muajit gusht, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar 42 persona të dyshuar dhe ka paraqitur 18 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 personave për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme