Kronikë

Kapet me drogë, 30 ditë paraburgim

Foto: Koha / ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit me iniciale A.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, dt. 31.08.2019 e që do të zgjasë deri më dt. 30.09.2019.

“Me datë 31.08.2019, kanë poseduar pa autorizim, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuan, në atë mënyrë që rreth orës 21.40 minuta ndalet për kontroll nga patrulla policore në rrugën “Adem Jashari” automjeti i markës, ”Audi A6” të cilin automjet ka qenë duke e drejtuar i pandehuri E.F., me bashkudhëtarin këtu të pandehurin A.M., dhe gjatë kontrollit në ulësen e këtij të fundit gjejnë njëzet e dy (22) qese plastike me substancë të dyshuar për narkotikë, të llojit marihuan, në peshë rrethe 11.92 gram”, thuhet në njoftim.