Kronikë

34 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

34 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas statistikave të përgjithshme të Policisë, nuk ka pasur aksidente fatale. Në 19 aksidente të aksidentuar kanë pësuar lëndime ndërkaq 15 aksidente kanë qenë pa lëndime, transmeton Koha.net.

Gjatë këtyre 24 orëve Policia ka shqiptuar 890 tiketa në trafik.