Kronikë

Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Prishtinës, është ndërmarr një operacion policor, lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”, që ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri”, dje në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikojë tre personat e dyshuar të përfshirë në rast dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në tri lokacione.