Kronikë

Kapet në Drenas personi që deshi ta dhunonte një të mitur në Prizren

Descriptive Text

Policia Rajonale e Prizrenit ka njoftuar se është kapur personi i cili më 24 gusht tentoi ta dhunonte një të mitur në Prizren.

Sipas njoftimit, personi i dyshimtë pas marrjes në pyetje është dërguar në mbajtje për 48 orë.

‘Ju njoftojmë se pas raportimit të datës 24.08.2019 për rastin e tentim dhunimit në qendrën e qytetit në Prizren, ku një i rritur ka tentuar të dhunoj një të mitur lëmosh kërkues, por falë reagimit të disa qytetarëve rasti ka mbetur në tentative dhe i dyshimti ka ikur nga vendi i ngjarjes, njësite hetuese të drejtorisë rajonale në Prizren, pas një pune intensive dhe në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur të identifikoj dhe të ndaloj personin e dyshimtë F.Ii lindur në vitin 1984”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, rasti është nën hetime si rast “Dhunimi” dhe po bashkëpunohet edhe me institucionin e qendrës sociale.

“Vlen të theksohet se i dyshimti nuk është nga rajoni i Prizrenit dhe i njëjti është arrestuar sot në Drenas. Policia e Kosovës i falënderon qytetarët për reagimin dhe bashkëpunim që kanë treguar me këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo edhe: Tentohet të dhunohet një e mitur në Prizren