Kronikë

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për fajde, detyrim e armëmbajtje pa leje

Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për fajde, detyrim e armëmbajtje pa leje
 

Gjykata Themelore në Ferizaj - Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale fajde, detyrim, dhe veprën panele mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Të pandehurit dyshohen se kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes, andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Mustafë Tahiri, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.