Kronikë

Arrestohen dy persona për dhunë në familje

Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Prishtinë e Klinë.

Sipas njoftimit të Policisë, në Prishtinë është arrestuar një grua pasi e ka sulmuar fizikisht nënën e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndërkaq në Klinë është arrestuar një person me probleme psikike, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllanë e tij .

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në Spitalin e Pejës.