Një grua Sh.S 44 vjeçare nga Gjakova është gjetur pa shenja jete, sot në Pejë.
Sipas njoftimit të Policisë ajo është gjetur në rrugën “Remzi Hasani” e shtrirë në rrugë, ndërkaq njësitet policore së bashku me autoambulancë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në spital ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Sipas mjekëve, viktima nuk kishte shenja dhunë dhe shkaku i vdekjes sajë mund të jetë vdekje natyrale, të cilën përfundimisht do ta përcaktojë autopsia.
“Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë dhe lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit – (Departamenti i Krimeve të rënda), i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, rasti i vdekjes është duke u trajtuar në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit si ‘Hetim i vdekjes’, po ashtu është arrestuar dhe ndaluar i dyshuari R.H. (1974), i cili është i dyshuar për veprën penale ‘ Mosdhënia e ndihmës’.
-
Gjendet pa shenja jete një person në Pejë
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një burri në Pejë
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Pejë
-
Gjendet e vdekur një grua në një objekt të pabanuar në Pejë
-
Vdiq në spital një grua në Pejë, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë dhe po e heton rastin