Kronikë

Ther me thikë një person në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Ilustrim
 

Një i dyshuar është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një person.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.