Kronikë

Një muaj paraburgim për shoferin i cili shkaktoi aksident me fatalitet në Gjilan

burg

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit I. A.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi bazuar me datë 22 gusht 2019, në rrugën Pozhoran – Viti, i pandehuri ka rrezikuar trafikun publik duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë e tyre.

“I dyshuari duke e drejtuar automjetin nuk përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës, ashtu që e humb kontrollin dhe kalon në shiritin e kundërt dhe më këtë rast ndeshet me automjetin tjetër, dhe si pasojë e kësaj kanë marr lëndime trupore E. E., H. E., A. E. dhe Sh. E., të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan. Ndërsa Sh. E., është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe për shkak të lëndime të rënda i njëjti ndërron jetë me datën 22.08.2019”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se me këto veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’rrezikim i trafikut publik” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale, thuhet në njoftimin për media.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​