Kronikë

Të akuzuarit për shpëlarje parash, përfitues të tenderëve publikë

Descriptive Text

Personat të cilët janë akuzuar sot nga Prokuroria Speciale për shpëlarje parash në vazhdimësi kanë marrë tendere nga Qeveria e Kosovës.

Burime të gazetës Koha Ditore nga Prokuroria Speciale kanë thënë se personat e akuzuar sot janë Ramadan Mavraj, Muharrem Mavraj, Flamur Mavraj, Xhelal Kastrati, Valdet Muriqi, Rexhë Kastrati. Të gjithë këta akuzohen për shpëlarje parash e shmangie tatimi.

Burimet brenda hetuesisë kanë thënë se Ramadan Mavraj se bashku me familjarë të tij kanë hapur kompaninë “Albesi”.

Aktakuzë kundër 6 personave për pastrim të parave dhe shmangie nga tatimi

“Qarkullimi në xhirollogaritë e tyre tejkalojnë shumëfish vlerat reale të fitimit të kësaj kompanie”, ka thënë ky burim.

Sipas burimeve në hetuesi këta persona kanë qarkulluar dhjetëra miliona euro në emër të huazimeve, kthim huazim, dhurata e transfere të ndryshme.

Kompania “Albesi” ka përfituar tender të ndryshëm nga Qeveria e Kosovës për vite me radhë.

Disa nga institucionet ku kanë marrë tender e që të dhënat janë publike është Kuvendi I Kosovës, autoritete kontraktuese në kuadër të Qeverisë se Kosovës e institucione të tjera publike.

Institucionet publike janë kritikuar disa herë nga Zyra e Auditorit në lidhje me tenderët që I janë dhënë kësaj kompanie.

“Vazhdimi i ndërtimit të objektit Agjencia për Regjistrim Civil në Prishtinë (MPB). Fituesi i kontratës NNT “Albesi” në ofertën e tij kishte vendos çmime jo normalisht të ultë të cilat nuk përkonin as përafërsisht me çmimet e tregut”, thuhej në një nga raportet e e ZKA-së vite me parë.

Sot Prokuroria Speciale përmes një komunikate ka njoftuar për aktakuzën e ngritur.