Kronikë

Në Viti e Ferizaj arrestohen dy burra për dhunë ndaj grave

Foto: Ilustrim

Në Viti e Ferizaj janë arrestuar dy të dyshuar për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Policia e Kosovës bën të ditur se më 20 gusht në Viti viktima kishte raportohet se se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili është arrestuar më 21 gusht dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, transmeton Koha.net.

Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Derisa në Ferizaj është arrestuar një burrë dje për sulm fizik ndaj gruas së tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.