Dy dhoma të vetmisë së Qendrës Korrektuese në Lipjan janë përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme, bën të ditur Policia.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:20, derisa nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.
“Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese janë përfshirë nga zjarri. Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale. Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në komunikatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy dhoma përfshihen nga zjarri në burgun e Lipjanit
-
Të burgosurit djegin dhomën në Qendrën Korrektuese në Lipjan
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Dy persona u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan por u kthyen nga Policia
-
Zjarr në një dhomë ndalimi në stacionin policor të Pejës, lëndohet një person