Dje është therur një person në Prishtinë nga tre të tjerë, bën të ditur Policia e Kosovës.
Viktima ka marrë tretman mjekësor, derisa nuk raportohet për të arrestuar, transmeton Koha.net.
Rasti ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Një mashkull K/Shqiptar ka pësuar lëndime në dorë pasi është therur me thikë nga tre të dyshuar të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në komunikatë.