Rrahu të miturën e komunitetit egjiptian, një muaj paraburgim për të dyshuarin Foto: Koha / ilustrim

Rrahu të miturën e komunitetit egjiptian, një muaj paraburgim për të dyshuarin

21 August 2019 14:08

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit të bazuar se ka rrahur një të mitur të komunitetit egjiptian.

“Me datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri të njëjtën e godet duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Të pandehurit L.D i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme