Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

18 muaj burgim për kosovarin në Austri, kishte mashtruar klientët me “Callcenter”

Foto: Ilustrim

Një kosovar 33-vjeçar është dënuar nga Gjykata e Salzburgut me 18 muaj burgim për pjesëmarrje në një mashtrim kibernetik.

Ai akuzohet se duke punuar në një “Callcenter” në Prishtinë, kishte dëmtuar 39 austriakë, duke iu marrë 1.24 milionë euro, e nëse llogariten edhe klientët në Gjermani e Zvicër vlera e dëmit shkon deri 2.4 milionë euro, raporton “Salzburg Nachrichten”.

“I akuzuari qëndronte në një Callcenter në Prishtinë; shumë të tjerë ‘agjentë’ të tillë vepronin në Callcenter në Pragë apo Sofje. Këto Callcenter formonin një platformë mashtruese tregtare online të njohur ‘Option888’. I akuzuar, më parë i trajnuar mirë, ndërtoi me mjeshtëri marrëdhënie të mira me investuesit. Ai dukej me reputacion, me përvojë të shtirur në këmbimore dhe kishte detyrë që të bindte klientët të investonin sa më tepër të jetë e mundur”, u tha në akuzën e Prokurorisë.

Mendohet se shumë totale sa ky rrjet kriminel ka mashtruar klientët, kryesisht në Evropën Perëndimore, është afro 250 milionë euro.

Kosovari 33-vjeçar ishte arrestuar dhe gjendej në paraburgim nga tetori i vitit 2021. Ai ishte i ashtuquajtur “agjent”. Nën pseudonimin Sebastian Morelli, thuhet se 33-vjeçari joshi investues të shumë gjermanofolës, të cilët ishin regjistruar në platformën tregtare mashtruese, për të depozituar fonde atje.

Edhe Kosovari në Gjermani akuzohet se u vodhi miliona euro klientëve nëpërmjet CallCenterit Kronikë Kosovari në Gjermani akuzohet se u vodhi miliona euro klientëve nëpërmjet CallCenterit

Nga Prokuroria thuhet se organizata kriminale kishte një softuer të sofistikuar që të linte përshtypje të tregtimit të vërtetë të fondeve të investuara.

“Ky softuer rekomandohej që klienti ta instalonte dhe agjenti ishte në gjendje të hynte në të. Në fakt, paratë e investuara – shuma katër deri gjashtë shifra – dërgoheshin shpejt në llogari të ndryshme që u përkisnin kriminelëve”, thuhet nga Prokuroria.

Kosovari akuzohet për mashtrim të 39 austriakëve nga prilli i vitit 2017 deri në janar të vitit 2018, duke ua vjedhur 1.24 milionë euro. E duke llogaritur edhe viktimat e tij në Gjermani e Zvicër, shifrat shkojnë në 2.4 milionë euro.

“I akuzuari ishte vetëm njëri në një numër jo aq të vogël në rrjetin kriminal”, thuhet nga Prokuroria.

Në Salzburg po gjykohen edhe tre persona që kishin pozita drejtuese në rrjetin kriminal.

Kosovari 33-vjeçar ka thënë se është penduar.

“E lash veten të punësohem aty shkaku i borxheve. Më vjen keq që kam dëmtuar kaq shumë njerëz. Më vjen shumë turp”, tha kosovari.

Edhe Bastisen qendra thirrjesh në Tiranë, 10 të arrestuar për mashtrim prej 50 milionë eurosh Arbëri Bastisen qendra thirrjesh në Tiranë, 10 të arrestuar për mashtrim prej 50 milionë eurosh

Avokati i tij mbrojtës, Simon Haussler, ka thënë se klienti i tij ishte vetëm “një rrotë e vogël në këtë konstrukt”.

Ai u dënua me 18 muaj burgim.