Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një kufomë e dekompozuar kapet nga rrjeti i peshkatarëve në ujërat e Durrësit

Foto: Koha / ilustrim

Pas informacionit paraprak, i cili njoftoi faktin se rrjeta e peshkatarëve kishte nxjerrë nga deti trupin e pajetë të një personi, policia jep detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë të regjistruar në Durrës.

Sipas njoftimit për shtyp mësohet se nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, nga këqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu raportohet se trupi i viktimës ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.