Kronikë

Policia jep detaje për sulmin me thika që ndodhi mbrëmë në Prishtinë

Descriptive Text

Janë arrestuar pesë persona nga Policia e Kosovës, në lidhje me sulmin ndaj 2 personave të tjerë mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Sulmi ndodhi në shenjë hakmarrjeje.

LEXO EDHE: Dy persona theren me thikë në një rrahje masive në Prishtinë

Policia ka identifikuar edhe veturën prej ku dyshohet se nisi sulmi.

Të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Njëri nga të lënduarit vazhdon të trajtohet në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë derisa njëri nga ta është liruar për në shtëpi.

“ Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj K/Shqiptar pasi që, të njëjtit së bashku edhe me dy persona tjetër të dyshuar meshkuj K/Shqiptar-në arrati, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme, me qëllim hakmarrje kanë sulmuar dy viktimat meshkuj K/Shqiptar me mjet të mprehtë-thikë, duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, dhe sipas mjekëve njëri nga viktimat ka lëndime më të rënda trupore. Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë si dëshmi, të cilën e kanë përdorur të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.