Kronikë

Kosovari shkakton aksident në rrugën Milot-Mamurras, ndërron jetë këmbësorja

Kosovari shkakton aksident në rrugën Milot-Mamurras, ndërron jetë këmbësorja

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 54 vjeç ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Patokut”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, kur vetura e tipit Volkswagen me drejtues shtetasin H.A., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.M., 54 vjeçe, banuese në Mirditë e cila ka ndërruar jetë rrugës për në spital.