Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje që ka ndodhur në rrugën “Ahmet Dërguti” në lagjen Arbëria në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë, Baki Kelani, dyshohet se personat e lënduar janë therur me thikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi për Koha.net ka thënë se viktimat janë dërguar për trajtim në QKUK derisa nuk ka bërë të ditur arsyet e përleshjes.
“Me 15.08.19 rreth orës 22:00, në rrugën Ahmet Derguti të lagjes Arbëria ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë e rrahjes dy persona kanë pësuar lëndime, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime të rënda nga mjeti i ftohtë thikë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin, përderisa dy personat e lënduar janë duke u trajtuar ne QKUK”, ka thënë ai.