Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhunë në familje, në Pejë një burrë rrah nënën e vet e në Gjakovë një tjetër vajzën

Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës në familje janë shënuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I pari ka ndodhur në Pejë, kur një burrë ka rrahur nënën e vet. Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti ka ndodhur më 12.08.2019, në orën 23:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht me grushte viktimën femër (nënën e tij). Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

E rasti tjetër është shënuar në Gjakovë, më 13.08.2019, në orën 10:40.

Edhea the është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Por në këtë rast, Policia bën me dije se i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.