Kronikë

Xhemë Binaku lirohet nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Drenas

Xhemë Binaku lirohet nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Drenas

Ish-zyrtari i Administratës së Kuvendit Komunal në Drenas, Xhemë Binaku, në mungesë të provave është liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Binaku po akuzohet se gjatë periudhës kohore 2008-2012, kishte kërkuar dhe marrë para nga i dëmtuari Bardhyl Geci, në emër të qirasë së lokalit “F8”, i cili ndodhej në Qendrën Tregtare në Drenas dhe këto të holla nuk i kishte evidentuar dhe paguar Komunës së Drenasit, raporton “Betimi për Drejtësi”.