Vdes edhe personi i pestë nga aksidenti i rëndë në Rahovec
Foto: Koha
Ka vdekur edhe personi i pestë nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë muajit korrik në Rahovec.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Smajl Latifi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e Samir Lama, i aksidentuar rëndë në Bërnjak më 26 korrik! I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Lama nga Rahoveci në këto ditë të vështira për ta!”, ka shkruar Latifi në Facebook.