Ka vdekur edhe personi i katërt i aksidentuar në fshatin Bërnjak të Rahovecit, më 26 korrik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.
“Me datë 06.08.2019, në ora 15:30, Policia është informuar nga mjeku kujdestar ne QKUK-Prishtinë se i lënduari në aksident trafiku me 26.07.2019, L.J i lindur në vitin 1973, për shkak të lëndimeve te rënda ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo për Koha.net duke shtuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes edhe personi i pestë nga aksidenti i rëndë në Rahovec
-
Tjetër aksident në vendin e njëjtë në Rahovec ku vdiqën tre persona, ky pa pasoja në njerëz
-
Dy të vdekur e katër të lënduar në një aksident në Rahovec
-
Vdiq një person pas aksidentit në Gërdoc të Podujevës
-
Aksident me fatalitet në Rahovec, humb jetën një person